Agjentët imobiliar të GeldTrade na shpjegojnë disa nga arsyet për ta zgjedhur katin e fundit mund të jenë:
1-Siguria- për të mos qenë pre e grabitjeve.
Shpesh largohemi nga shtëpia për pushime, lëvizje të detyruara apo thjesht impenjimet tona të përditshme.
“Grabitqarët” e shtëpive e kanë shumë herë më të lehtë të hyjnë në apartamentin tonë nëse ai do të ndodhej në katet e para ta banimit. Edhe pse mund të jeni siguruar që keni mbyllur të gjitha hyrjet e mundshme, sot ata janë sofistikuar aq shumë sasiguria vihet në pikëpyetje. Një siguri shtesë sigurisht që do të ishte lartësia nga toka. Hajdutet zakonisht janë frikacak si natyrë, dhe kjo sigurisht do t’i bënte të mendonte dy herë. Mund të ketë pak humor në të, por mendojeni pak.
2-Pamja- që na ofrohet në pozicionin dhe orientimin.
Një nga benefitet e shtëpisë është qetësia që ajo të ofron. E cfarë më mirë se një pamje e shkëlqyer në lartësi mund ta sjellë atë më mirë. Pamja nga lart vërtetohet shkencërisht që sjell qetësi për sytë dhe mendjen. Për këtë shkak në shohim lart kur kemi nevoje të shplodhim sytë.
Mundësia e zgjerimit në raste aktivitetesh për shembull një verandë të zgjeruar për organizim festash;hapësirë për fëmijët në ditët e verës etj.
Do ishte një rast ideal për organizimin e çdo feste.
E ku ka më mirë se festa të jetë brenda në shtëpi?
Fëmijët luajnë , kërcejnë e kënaqen në brendësi të ambjenteve tuaja të banimit, të mos harrojmë që ushqimet që do konsumojnë janë të sigurta sepse dalin nga duart tuaja.
Kontrolli dhe loja e tyre do të jenë 100% nën sytë tuaja, ndërkohë që ju jeni duke bërë dicka të njënatyre krejt tjetër brenda ambjenteve të shtëpisë. Merreni në konsideratë.
3-Ndricimi- mund të marrësh ndricimin natyral në të gjitha drejtimet.
E kur vjen puna tek ndricimi gjithcka bëhet më serioze.
Kujtohuni si jeni ndjerë diku ku nuk ka pasur dritë të mirë…
Keni qenë i vrenjtur dhe ju për atë shkak, por mbase nuk e keni kuptuar. Sytë e njeriut janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të thithin gjithë dritën e mundshme të ambjentit për ta përkthyeratë pastaj në imazh viziv. Mendoni më shumë për një nga arsyet pse njerëzit dolën nga shpella…ishte pikërisht sasia e dritës që sytë e tyre nuk pranonin dot më.
4-Privatësia që të ofrohet.
Nëse jeni njeri që ju pëlqen privatësia, epo atëherë për ju vendbanimi më i mirë do të ndodhej në katet efundit të banimit. Njerëzit si ju preferojnë të jetojnë në lartësi dhe paksa tëvecuar prej pjesës tjetër të banorëve të godinës. Për këtë shkak bëheni më kreativ dhe i qetë kur ndodheni në privatësi të plotë.
5-Qetësia për shkak të lartësisë
E keni parasysh trafikun? Zhurmat e borive apo thjesht makinat që s’pushojnë kurrë së ngari në rrugët embushura? Ju bezdisin këto gjëra?
Jeni pikërisht personi që duhet të jetoni në katet më të larta të godinës. Ju keni nevojë për qetësi, për shkëputje nga tymi, zhurma dhe rrëmuja e rrugës. Gjithcka ju duhet është pamjee qartë e pastër, dhe e freskët! E ku më mirë se në lartësi, mund të gjenden të bashkuara këto ?
Mendojeni seriozisht mundësinë e zgjedhjes së kateve të fundit të banimit në qoftë se jeni ky lloj blerësi potencial i një apartamenti të ri banimi. Shtëpia juaj është po aq e rëndësishme sa rehatia, pastërtia dhe qetësia juaj. Mendohuni dhe zgjdhni atë që ju bën tëndiheni më mirë.
