“Pse vazhdon, do zgjidhet lider Luizi”/ Olta i kërkon Qetsorit të lërë lojën

Shpesh herë lideri i javës ka patur prioritet në lojë, herë ka patur mundësinë të nisë një zinxhir shpëtimi dhe herë të tjera i është dhënë mundësia për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

Për këtë arsye, banoët u angazhuan maksimalisht për ta realizuar sa më mirë sfidën e lojës Hamleys.

Sapi nisën lojën, Olta hoqi dorë me argumentin se askush nuk do e votojë atë për lidere. Ajo tha se shpreson ta fitojë Luizi dhe se nuk ka pse lodh sytë, kur e di që nuk ka për ta votuar ndonjëra nga vajzat, që ajo të jetë lidere e javës.

Olta po përpiqej të krjonte “përçarje” dhe i tha Qetsorit ta ndërpresë lojën ,sepse sipas saj, lojën do e fitojë Luizi dhe ai do e dërgojë atë në nominim, nëse zgjidhet lider.