Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të komentohen në media lidhur me marrëdhënien e tyre. Ka disa ditë prej kur vazhdojnë të komentohen nëse dyshja po vazhdojnë ende lidhjen e tyre.
Atyre së fundmi iu desh të ndahen për një kohë, pasi moderatorja udhëtoi për në Turqi për të realizuar emisionin e ri, kurse artisti shkodran u nis për në Amerikë për shkak të disa koncerteve.
Luizi e ka bërë një bisedë përmes “live-t” në ‘Instagram’, ku u tha atyre ta pyesin ndonjëherë se si është meqë vazhdimisht pyesin vetëm për Kiarën.
Ai i hodhi poshtë të gjitha aludimet për ndarje duke treguar dashurinë e madhe që ka ndaj prezantueses.
“Asnjëri prej jush nuk e do Kiarën aq shumë sa e dua unë. Ajo është me xhirime në emisionin e saj në Turqi dhe unë po vazhdoj koncertet këtu në Amerikë”, u shpreh Luizi.