Qytetarët dhe bizneset optimistë, presin rritje të të ardhurave

Vlerësimet për gjendjen ekonomike e financiare të bizneseve dhe qytetarëve kanë pësuar një rritje për të dytin muaj radhazi. Në prag të nisjes së sezonit turistik i cili pritet të sjellë një numër të konsiderueshëm turistësh edhe pritshmëritë ekonomike duket se janë më optimiste.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë në muajin prill treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi një rritje prej 6.6 pikësh në krahasim me muajin mars. Pothuajse të gjithë sektorët  e ekonomisë kanë pasur një përmirësim të pritshmërive për të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti  ka shënuar rritjen më të lartë të të gjithë treguesve këtë muaj, me rreth 9.3 pikë përqindje. Kjo u ndikua kryesisht nga ecuria optimiste e biznesit.

Po ashtu  treguesi i besimit në shërbime u rrit , me 8.2 pikë përqindje, në muajin prill. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Këto dy sektorë lidhen direkt me pritshmëritë e larta nga sektori I turizmit në vend gjatë këtij viti.

Interesant është edhe fakti që sektori I industrisë pret një ecuri të mirë të biznesit  e lidhur me prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Ndërtimi rezulton se ka rritjen më modeste me vetëm 0.5%.

Edhe Treguesi i besimit konsumator u rrit me 3.8 %të ndikuara , përkatësisht nga  pritjet e përmirësuara për situatën e përgjithshme ekonomike, situata financiare dhe blerjet në shuma të mëdha