Rama: Paga minimale do të jetë 500 euro nga 1 janari 2026


Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga 1 janari 2026, paga minimale në Shqipëri do të arrijë në 500 euro. Deklarata u bë gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, ku Rama prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026.

Rama theksoi se kjo rritje ishte premtuar para se Partia Socialiste të merrte mandatin e katërt qeverisës dhe synon që brenda këtij mandati paga minimale të arrijë 700 euro, duke përfshirë të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat.

Sipas kryeministrit, ligji i ri do të garantojë që askush në Shqipëri të mos ketë pagë më pak se 500 euro, duke përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë.



Burimi Monitor.al