Kryeministri Rama shton se sezoni ka sjellë prurje të jashtëzakonshme në Shqipëri, por edhe shpërndarje të turistëve në të gjithë hartën e vendit.

“Mirëmëngjes! Dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.