ChatGPT, chatboti i famshëm i Inteligjencës Artificiale që lejon përdoruesit të bisedojnë me personalitete dhe tema të ndryshme, ka probleme me qasjen në mbarë botën.
OpenAI e ka konfirmuar se përdoruesit aktualisht po kanë probleme me programin në mbarë botën, ku shumë e kanë të pamundur të kyçen.
Sipas DownDetector, ChatGPT aktualisht po përjeton një ndërprerje në SHBA, Evropë, Indi, Japoni, Australi dhe pjesë të tjera të botës.
Programi me Inteligjencë Artificiale është bërë viral që kur u lansua muaj më parë.