Reagimi i parë i Erion Veliajt pasi fitoi mandatin e tretë si kryetar bashkie i Tiranës

Erion Veliaj ka reaguar pas rikonfirmimit si kryetar bashkie i Tiranës  për herë të tretë.

Me një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, ku valëvitet flamuri kombëtar midis letrave xixëlluese lejla, shkruhet “Faleminderit”.

Në rezultatin e shpallur nga KQZ,  Veliaj fitoi bindshëm në kryeqytet me 158.688 vota ose 54.69%.

Belind Këlliçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u rendit i dyti me 100.351 ose 34.58%. Arlind Qori i Lëvizjes “Bashkë” e mbylli garën me 13.835 vota ose 4.77%.