Konsulentët e marketing-ut të GeldTrade na bëjnë me dije se investimet në shërbime të marketingut po ndryshojnë drejtimin dita ditës dhe reklamimi në paisje mobile po konsiderohet si rruga e përkryer e cila lidh bizneset me konsumatorët.
Njerëzit në ditët e sotme po zgjedhin të përdorin telefonat e tyre celularë në një masë shumë më të madhe se sa laptopët ose kompjuterët.
Koha e shpenzuar në celularë po rritet vazhdimisht dhe kjo ka bërë që promovimi i produkteve apo sherbimeve në paisjet mobile të tejkalojë disa nga metodat e tjera të reklamimit. Sipas një studimi tre të katërtat e bizneseve përdorin paisjet mobile si mjetin e tyre kryesor të fushatës së marketingut online.
Pse të reklamohet në paisje mobile?
Nëse dëshironi të përfitoni klientë të rinjë, ose thjeshtë të rmbani ata ekzistues atëherë reklamimi në mobile është një prej metodave më efikase dhe zgjedhja e duhur për biznesin tuaj.
Reklamat në paisje mobile kanë rezultuar të jenë më efektive dhe më ndërvepruese, si nga targetimi i audiencës deri te personalizimi i reklamës i cili mund të bëhet në mënyrë specifike.
Një fjalë e rëndësishme për bizneset është “e ardhmja”, nëse reklamimat dixhitale nuk janë të përfshira në planet tuaja të marketingut, atëherë a jeni të sigurtë se jeni duke shikuar drejt të ardhmes?









