Rëndësia e marketingut të kontentit në kohë të vështira

Marketingu në anë të kontentit është më i rëndësishëm se kurrë në këto momente. Kjo për shkak se edhe sjellja e konsumatorit ka ndryshuar, dhe në disa aspekte mund të themi që ka ndryshuar në mënyrë përmanente.

Nëse bën një diagramë Ven të problemeve kryesore me të cilat po përballen bizneset B2B, dhe taktikat e brand-it që ndihmojnë në rritjen afatgjate, marketingu i kontentit mund të jetë mu në mes.

Pika më e fortë e marketingut me anë të kontentit është se është i dizenjuar që të zgjidhë sfidat e konsumatorëve duke i dhënë një shtysë drejt vendimit për të bashkëpunuar me ju. Për shkak se ka më pak opsione bashkëpunimi për momentin, ka sens që të fokusoheni t’i ndihmoni audiencës suaj që të zgjidhni problemet e tyre.

Duke targetuar këtë lloj kontenti në çdo fazë të rrugëtimit të audiencës suaj, mund të krijoni ndërgjegjshmëri dhe interes ndaj brendit tuaj, të rrisni reach-in tuaj, dhe të shndëroni konsumatorët në rikuperuesit e ekonomisë.

Cilësia mbi sasinë

Një ide e shpeshtë e gabuar është që marketingu i suksesshëm i kontentit barazohet me një bombardim fjalësh, imazhesh, dhe videosh të postuara çdo ditë. Kjo është gati e pamundur edhe për buxhete shumë të mëdha dhe kur bëhet keq, mund të dëmtojë reputacionin tuaj si brand.

Kështu që fillimisht ju duhet një objektiv. Çfarë doni të arrini përmes kontentit tuaj? Më pas, ju duhet një bllok kryesor kontenti. Ky bllok do ju ndihmojë të hidhni gjithë ekspertizën tuaj në një vend të vetëm, ku mund të referoheni gjatë një muaji të tërë për të gjeneruar kontent.

Goditni në shenjë

Kohërat e vështira zakonisht bëjnë që audienca të reagojë më mirë ndaj mesazheve empatike, që kanë lidhje me komunitetin, apo me ndërgjejgësimin. Në anën tjetër, gjithçka që perceptohet si marketing i vrazhdë, apo taktika agresive, në këto kohëra do dështojnë.

Vendosni një proces të fortë auditimi për aprovuar kontentin ekzistues dhe kontent të ri, që të shmangni reagime negative nga audience juaj. Kjo nuk lidhet vetëm me departamentin tuaj të marketingut – gjithë aktorët kryesorë në kompaninë tuaj duhet të jenë në të njejtën linjë.

Kohërat mund të jenë të pasigurta dhe të jashtëzakonshme, por strategjia juaj e kontentit s’ka pse të jetë. Thjesht duhet të keni themelet e duhura, të planifikoni në mënyrë afatgjate, dhe të fokusoheni tek nevojat e konsumatorëve tuaj.