Reshje të dendura shiu, bllokohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës!

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin mesditën e sotme. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin ëhtë bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin Tiranë-Durrës.

Në një video, policia rrugore shihet duke pastruar autostradën në aksin Rinas-Tiranë, nga degët e thyera të pemëve.

Ndërkohë në qytetin e Durrësit, kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.

Lajmi në përditësim…