Restorant Savoja, vendi më i mirë për të shijuar gatimet tradicionale të Pogradecit

Restorant Savoja, ambienti më trend e më i frekuentuar në Pogradec, buzë një prej liqeneve më të bukur e romantikë të Europës, Liqenit të Ohrit. Një vend i mrekullueshëm ku mund të shijoni një drekë apo darkë të shijshme, teksa mund të dëgjoni përplasjen e dallgëve, të shihni mjelmat e të mahniteni me gjelbërimin e natyrës. Një vend ideal ku ju mund të festoni çdo gëzim me të dashurit tuaj. Një ambient i përshtatshëm për të gjithë familjen. Gatimet e përgatitura me delikatesë, do ta shndërrojnë vizitën tuaj në Pogradec në një eksperiencë kulinare të paharrueshme. Në menu spikat shumëllojshmria e pjatave, duke filluar nga antipastat deri tek pjatat kryesore me prodhime të Koranit, peshkut endemik të Liqenit të Ohrit, por edhe peshkut të detit e mishi të freskët, perimeve e produkteve të tjera organike të zones, tepër të shijshme. Në restorantin Savoja do të gjeni gjithashtu një larmishmëri peshku, guackash dhe gaforresh të cilësisë së parë. Antipastat, sallatat dhe supat tona ndërthurin freskinë, shijen dhe traditën e kuzhinës tradicionale, mesdhetare e europiane. Për më shumë informacion si dhe për të rezervuar tavolinën tuaj, mund të kontaktoni në numrin e telefonit:083 223 214