Rikthehet të hënën sistemi për aplikimet për pasaporta dhe karta ID

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se sistemi i ALEAT do të rikthehet në funksion të qytetarëve ditën e hënë.

Ditën e premte ky sistem nuk ka funksionuar, i cili shërben për aplikimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Brendshme ka lajmëruar se do të kishte përforcim të rrjetit, duke marrë parasysh ngjarjet e fundit të goditjeve kibernetike me sistemin E Albania dhe TIMS.