Rindërtimi në Lezhë/ Në 2021 ndërtohen 10 pallate dhe 256 banesa individuale

Agjentët e konstruksionit të GeldTrade na informojnë se në kuadër të programit të Rindërtimit, gjatë vitit 2021 në bashkinë e Lezhës parashikohet ndërtimi i 10 pallateve si dhe i 230 banesave individuale.

Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjok Jaku bën një bilanc të ecurisë së deritanishme të programit të Rindërtimit në këtë bashki, si dhe ndalet te prioritetet për vitin 2021.

Duke folur për pritshmëritë për vitin 2021, Jaku tha se do të procedohet me rindërtimin nga e para të 10 pallateve nga të cilat do përfitojnë apartamente të tjera më shume se 200 familje.

Po ashtu, ai theksoi se “do të rindërtohen nga e para më shumë se 230 banesa individuale dhe do të përforcohen 6 banesa individuale”.

“Do të bëhet riparimi i ambienteve të përbashkëta për 42 pallate në të gjithë bashkinë Lezhë. Do të bëhen përforcime strukturore për 39 pallate. Po ashtu do të vazhdohet me trajtimin me bonus qiraje për të gjithë familjet që i kanë banesat e pabanueshme deri në rindërtimin apo përforcimin e tyre”.

Prefekti Jaku tha se “në 2021 do të kryhet rindërtimi nga e para i shkollës “At Zef Pllumbi”, në Njësinë Administrative Shëngjin; konviktit të Shkollës së Mesme “Kolin Gjoka” dhe shkollës “Gjergj Kastrioti”.

Po ashtu, Jaku theksoi se në 2021 parashikohet rikonstruksioni dhe përforcimi i Pallatit të Kulturës “Dedë Ndue Lazri”; shkollës 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, në Ishull Shëngjin; shkollës së Kallmetit dhe shkollës së Manatisë”.

“Nga data 17 dhjetor 2020 deri më datë 21 dhjetor 2020 është hapur sistemi i aplikimit për grante rindërtimi dhe kanë aplikuar 1039 familje për të cilat gjatë vitit 2021 do të procedohet me vlerësimin e dëmeve të pësuara; shqyrtimin e dosjeve të aplikimit; miratimin e granteve të rikonstruksionit ose riparimit; rindërtimin ose përforcimin e banesave; trajtimin me bonus qiraje”, tha ai.