Rindertimi ne Tiranë/ Bashkia nis punën ne 4 zona, akordohen 70 mln USD

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade thonë se rreth 70 mln dollarë është shuma totale e akorduar nga qeveria më 24 dhjetor për rindërtimin e banesave, pallateve e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në Kryeqytet

Shumat e parave të përcaktuara në 4 vendime do të ndahen mes Bashkisë Tiranë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat do të marrin përsipër edhe rindërtimin e infrastrukturave përkatëse. Në vendimin e parë, Këshilli i Ministrave i kalon Bashkisë Tiranë 1.1 miliardë lekë, afërisht 11 milionë dollarë për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike, në zonat e reja për zhvillim në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat”, Bashkia Tiranë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”

Në vendimin e dytë, Këshilli i Ministrave akordon 3.7 miliardë lekë, afërisht 37 milionë dollarë, që do përdoren kryesisht nga Bashkia Tiranë për financimin e rindërtimit të banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike, si dhe çdo ndërhyrje tjetër, në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim. Në dy vendimet e tjera Bashkisë Tiranë I transferohet rreth 5 milionë dollarë për ndërtimin dhe rikonstrukrsionin e infrastruktuarave publike në zonat e reja për zhvillim, si edhe 1.6 miliardë lekë, afërisht 16 milionë dollarë për rindërtimin e objekteve arsimore të dëmtuara.

GELDTrade.al