Rindërtohet shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli” në Tiranë

Shkolla “Hasan Vogli” në kryeqytet po rindërtohet ditë pas dite, me kapacitete të shtuara për 600 nxënës, sipas standardeve Eurocode 8.

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli” në Tiranë, po rindërtohet ditë pas dite, me kapacitete të shtuara nga vetëm 6 klasa më parë, në 15 të tilla sot, me laboratorë, palestër, ambiente për 600 nxënës, sipas standardeve ndërkombëtare dhe Eurocode 8.

Në total janë 160 shkolla që po rindërtohen në kuadër të procesit të Rindërtimit, nga të cilat 79 nga buxheti i shtetit. Vetëm në Tiranë janë 40 shkolla të reja prej të cilave 23 ndërtohen brenda programit të Rindërtimit, si dhe 17 shkolla që po ndërtohen nga bashkia e Tiranës.