Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme, shtyhet afati deri më 30 shtator 2021

Agjentët imobiliar të GeldTrade na bëjnë me dije se afati për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është shtyrë sërish.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës p/ligjin për shtyrjen e e afatit deri më 30 shtator të vitit 2021.

Vendimi për shtyrjen e afatit, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend nga pandemia e COVID-19, e cila ka ndikuar në shumë procese të punës së administratës shtetërore, përfshirë edhe ato të Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, e cila është përgjegjëse për marrjen e aplikimeve nga qytetarët që duan të rivlerësojnë pasurinë.

Rivlerësimi është një proces që përafron vlerën e pasurisë me çmimin aktual të tregut, bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, duke iu krijuar mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

Nga ky rivlerësim do të kenë mundësi të përfitojnë 50 mijë pasuri, efekti pozitiv në buxhetin e shtetit pritet të jetë 6 miliardë lekë.