Në kuadër të ‘Top Albania Radio’, Romeo Veshaj, është pyetur nga moderatoret për këshillat që i ka dhënë Donaldi, i cili ka qenë pjesë e këtij formati në edicionin e parë.
Ai u përlot teksa po fliste për të dhe tha se e ka marrë malli pasi nuk kanë ndenjur asnjëherë kaq larg njëri-tjetrit.
Mes tjerash, Romeo tregoi se i ka thënë të bëjë më shumë kujdes në raport me banorët e tjerë.
“Donaldi unë e them gjithmonë, është nga çunat intelegjent që unë njoh. Legjenda e këtij formati. është ai djali që mua më thoshte kujdes me nervat se mos të bësh ndonjë gabim. Më ka thënë një gjë që do të vijë një moment që do të harrosh zërat e familjarëve, fytyrave”, u shpreh ai.