Roskovec/ Shpallet tenderi, si do të duket parku i ri dhe shkolla

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Bashkia Roskovec ka shpallur një tender me fond 19.7 milionë lekë, për rikualifikimin e rrugës së shkollës “Alush Grepcka” si dhe ndërtimin e parkut.

“Shtrirja e Bllokut Nr.1 është Jug-Lindje të qytetit të Roskovecit, i cili kufizohet nga rrugët Qendër-Kurjan, Qendër-Luan Xaxo dhe Unaza ekzistuese Fier-Berat. Në këtë projekt përfshihen: Rehabilitimi i dy rrugëve kryesore që të sjellin në qendër, rehabilitimi i fasadave të pallateve ekzistues, rehabilitim i rrugës së Shkollës 9-Vjecare Alush Grepca, ndërtimin e një rrugice kalimi pas pallateve si dhe ndërtimin e një parku brenda Bllokut Nr.1” specifikohet më tej në dokumentacionin bashkangjitur tenderit.

Sa i takon parkut, në tender shpjegohet se në të do të ketë zona relaksimi për fëmijë dhe të rritur, stola, pasazhe kalimi, një urë të vogël, etj.

Punimet, sipas detajeve, do të manifestohen brenda një periudhe 6 mujore.

GRLDTrade.al