Rregullat thelbësore nëse doni të jeni të suksesshëm

Të qënit i suksesshëm nuk ka sekrete dhe as ndonjë magji që s’e dini ju. Ka vetëm punë dhe rregullat më poshtë.

1. Fokusohuni diku dhe vetëm diku!

Mënyra më e mirë për të qenë produktivë është të përqëndroheni tek diçka gjatë gjithë kohës. Eshtë e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin që keni.

2. Ç’është motivimi

Një mënyrë për ta mbajtur gjallë motivimin është të shkruani në një letër arsyen pse po e bëni atë çfarë po bëni.

3. Bëni dallimin mes urgjencës dhe rëndësisë

Urgjenca është ndjesia që keni kur ndjeni se duhet të bëni diçka dhe duhet ta bëni tani! Ndërsa rëndësia lidhet me vlerën. A ja vlejnë përpjekjet dhe koha që po shpenzoni?

4. E ashtuquajtura teknika “pomodoro”

Eshtë një metodë që ju ndihmon të punoni shumë të përqëndruar për 25 minuta me një pushim të shkurtër prej 5 minutash.

5. Ndaloni zvarritjen e gjërave

Filloni shihni ku shkon truri juaj kur shpërqëndroheni. Sapo ta bëni këtë, kthejeni menjëherë në detyrën që duhet!