Rreshjet e fundit rritën vetëm 2 metra Fierzën, hapet tender i radhës për blerje energjie

Rrejshet e ditëve të fundit sollën një përmirësim të lehtë të situatës në Kaskadën e Drinit, teksa rezerva energjetike u rrit me vetëm 43 Gwh, ndërsa niveli i Liqenit të Fierzës, 2 metra.

Sipas të dhënave të raportuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, në datën 19 shtator rezerva energjetike arriti në 483 Gwh, nga 440 Gwh që ishte 4 ditë më parë, duke mbetur në nivele të përgjysmuara në raport me fillimin e muajit korrik të këtij viti. Në fillim të muajit korrik ky tregues ishte 1012 GWh, ndërkohë që rënia në përgjatë periudhës korrik – shtator është mbi 50%.

Rënia e nivelit të rezervës energjetike nënkupton se është prodhuar energji, për plotësimin e nevojave konsumatore, por ndryshimi i vlerave në formë kaq të ndjeshme dhe të shpjetë u kritikuar vitin e kaluar nga Enti Rregullator i Energjisë, që theksoi se në këtë formë nuk garantohet siguria energjetike e vendit. Gjithsesi, prodhimi i energjinë në Kaskadën e Drinit kjo nuk ka frenuar importet, që I kanë kushtuar buxhetit të KESH miliona euro.

Vetëm për shtatorin, fatuara arriti në 34.63 mln euro, ndërkohë që kjo vlerë parashikohet të rritet duke qenë se të hënën KESH hapi një tjetër tender për blerjen e një sasie prej 12 000 Mwh.

Paralelisht, çmimet energjisë ne Bursën e Hungarisë i janë rikthyer rritjes, pas 2 ditësh që shënuan rënie të ndjeshme, teksa tregu i datës 19 shtator u mbyll me një çmim mesatar prej 276.67 euro/Mwh.   Që nga fillimi i vitit, fatura për blerjen e energjisë arrin në 284.63 mln euro.