Rriten 1.99% norma e interesit të bonove të thesarit me afat 12-mujor

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma e interesit mesatar (yield) e bonove të thesarit me afat 12-mujor u rrit në nivelin 1.99 %, në ankandin e dytë të muajit janar 2021.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në ankandin e mëparshëm, yield-i për bonot me këtë afat,  ishte 1.85 %.

Në këtë ankand u shitën 10.2 miliardë lekë bono. Ndërsa BSH-ja ka planifikuar që huamarrja në tregun e brendshëm financiar të rritet në 96.7 miliardë lekë në 3-mujorin e parë 2021.

Ekspertët shprehen se yield-et e bonove 12-mujore janë tregues me ndikim në normat e kredisë në lekë, çka do të thotë që, një rritje e yield-eve të bonove rrit rillogaritjen periodike të kësteve të kredive në monedhën vendase.

GELDTrade.al