Rriten eksportet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kryeson industria nxjerrëse me 23.7 %

3.1 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme eksportuan mallra gjatë vitit 2019 nga 2.5 % që eksportuan në vitin 2018.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi statistikat mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjatë vitit 2019.

Sipas INSTAT, vlera e eksporteve të mallrave të ndërmarrjve të vogla dhe të mesme përbën 59.4 % të vlerës së eksporteve gjithsej. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori me përqindjen më të lartë të ndërmarrjeve eksportuese është industria nxjerrëse me 23.7 %.

Ndërkohë me rritje rezulton edhe numri i ndërmarrjve të vogla dhe të mesme që importuan.

Sipas INSTAT, 10.8 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë importuese gjatë 2019-s nga 8.8 % që ishin në 2018, të cilat përbënë 78 % të vlerës së importeve të mallrave për 2019.

Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori me përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve importuese është sektori i industrisë nxjerrëse me 24.2 %.

GELDTrade.al