Rriten fitimet në sektorin bankar me 4,8 miliardë lekë në 3-mujorin e parë

4.8 miliardë lekë arriti fitimi financiar i sektorit bankar në 3-mujorin e parë të vitit 2021.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimi është rritur me mbi tre herë krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar, duke u kthyer afërsisht pranë vlerave që ishin regjistruar në vitet 2018 dhe 2019 për këtë periudhë të vitit.

Treguesit pozitiv i adresohen rritjes së të  ardhurave nga interesat me 11 miliardë lekë, ose 6.5% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu rritjes së të ardhurave nga komisionet dhe veprimet me instrumentet financiare, kryesisht nga këmbimi valutor, që arritën në rreth 3.4 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 65%.

Një faktor tjetër që rriti fitimet financiare të bankave është edhe ulja e shpenzimeve për provigjonet, apo siç njihen ndryshe, humbjet e pritshme nga kreditë.

Në tremujorin e parë të 2021, sistemi bankar uli provigjionet në në 965 milionë lekë, nga rreth 2.7 miliardë lekë që kishin qenë një vit më parë.