Rriten pagat për 135 mijë të punësuar – Sa është shtesa për secilën kategori nga muaji Prill?

Paga e muajit Prill do të reflektohet me rritje për mbi 135 mijë të punësuar, si rrjedhojë e reduktimit të tatimit që paguajnë aktualisht. Ligji për “Për tatimin mbi të ardhurat”, do të nisë të shtrijë efektet nga muaji Prill,  dhe përfitues do të jenë disa kategori. Kështu individët të cilët kanë një pagë mujore nga 30-40 mijë lekë, do të marrin mesatarisht 650 lekë më shumë në muaj.

Në total llogaritët të jenë 71.500 të punësuar që trajtohen me këtë nivel pagash. Ndërkaq, të punësuarit më paga nga 40-50 mijë lekë, do të kenë një shtesë mesatare prej 975 lekësh në muaj,  për shkak të normës tatimore të përgjysmuar. Në këtë fashë përfitojnë 58 mijë individë. Ndërsa 5900 punonjës që i përkasin fashës 150 mijë- 200 mijë lekë në muaj do të kenë një shtesë mesatare prej 1916 lekë në muaj.

Formulë e cila zbatohet aktualisht.  Kjo do të thotë se iniciativa e financave mbështet më së shumti shtresën e paguar më pak dhe deri diku fashën e të mirëpaguarve. Ndërsa tatimi 23% do të aplikohet në pagat mbi 200 mijë lekë/muaj, nga 150 mijë lekë/muaj që është aktualisht.