Rriten sërish çmimet e karburanteve – Bordi i Transparencës: Vendimi hyn në fuqi sot dhe zgjat 2 ditë!

Bordi i Transparencës i mbledhur sot njoftoi se vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Më poshtë pasqyron çmimet e tregtimit të karburanteve në bursë, për:

  • Gazoil : Cmimi në bursë në datë 22 Mars ka qënë 1,204 $/Ton, i cili është rritur me 231 $ nga datë 16 Mars 2022 kur ka qënë 973 $/Ton .
  • Benzinë : Cmimi në bursë në datë 22 Mars ka qënë 1,086 $/Ton, i cili është rritur me 113 $ nga datë 16 Mars kur ka qënë 973 $/Ton

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë vendosi:

  • Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/liter.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të jetë 233 lekë/litri.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të  jetë 218 lekë/litri.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Në njoftim theksohet se vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 23 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e Premte, datë 25.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ, “ shkuhet në njoftim.