Rriten temperaturat në Vlorë/ Pushuesit zgjedhin të relaksohen në plazhe

Kjo fundjavë cilësohet një nga më të ngrohtat e muajit prill. Mësohet se këtë të shtunë temperaturat kanë shkuar deri në rreth 30 gradë. Si pasojë, dhjetëra pushues kanë zgjedhur të shijojnë plazhet e Vlorës.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, pushuesit shihen teksa shijojnë rrezet e diellit, rërën dhe padyshim detin.

Nuk mungojnë as shëtitjet buzë detit për t’u relaksuar.