Rritja e çmimit të apartamenteve me qera – ja cilat janë zonat më të shtrenjta në Tiranë

Rritja e çmimit të qirave të apartamenteve, kryesisht në Tiranë, është kthyer në një problem shqetësues.

Kjo problematikë më së shumti prek studentët, të cilët duke mos qenë të punësuar në kohën që kryejnë edhe studimet, e kanë edhe më të vështirë përballimin e një kostoje të tillë shtesë, sado të jetë mbështetja nga familjarët e tyre.

Çmimi mesatar i apartamenteve me qira në Tiranë është rritur krahasuar me një vit më parë, duke shpjeguar se zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë Blloku deri tek liqeni Artificial dhe rezidencat e reja në dalje të Tiranës.

E dyta është se ka shumë biznese që stacionohen në Tiranë, kryesisht kompani të reja në fushën e dixhitalizimit dhe komunikacioni. Pra arsyeja e dytë është përdorimi i apartamenteve për biznese dhe zyra.

Çmimi mesatar i qirave për një vit më parë ka qenë 360-380 euro. Këtë vit çmimi mesatar i apartamenteve shkon në 400€.

Zonat ku studentët zgjedhin të vendosen, duke pasur parasysh që qiratë pranë fakulteteve janë në përgjithësi goxha të larta, janë zona të tilla si Fresku apo Astiri që janë lag, por qiraja është më e ulët dhe më e përballueshme për buxhetin e tyre.