Rritja e eksporteve, Shqipëria shfrytëzoi mundësitë që krijoi pandemia

Shqipëria ka arritur të përfitojë nga mundësitë që ka krijuar pandemia, sa i takon zinxhirit global të furnizimit. Kjo është arsyeja pse sot kemi një rigjallërim të eksporteve, sipas ekspertit dhe ish drejtorit të AIDA, Genti Beqiri.

Sektori kryesor që ka përfituar ka qenë ai i prodhimit të lëndëve të para, si përmes afërsisë gjeografike, ashtu edhe përmes çmimeve konkurruese.

Sipas Beqirit, një panoramë e tillë eksportesh nuk do të ishte e mundur pa pandeminë. Por Shqipëria ka ende nevojë të diversifikojë prodhimet e saj, arsye pse nevojitet një strategji e qartë dhe politika mbështetëse nga ana e qeverisë.

Sa i takon sektorit të veshjeve dhe këpucëve, Beqiri shprehet se rimëkëmbja do të jetë më e ngadaltë për shkak të kërkesës së dobët dhe varësisë së drejtpërdrejtë nga ecuria e pandemisë në rang botëror.