Rritje e fortë në ndërtim: 289 leje të reja dhe kërkesë e artë për pasuri të paluajtshme


Në tremujorin e tretë të vitit janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Këto projekte përfshijnë një sipërfaqe totale prej 350.603 metrash katrorë, ndërsa vlera e tyre e përafërt arrin në 15,9 miliardë lekë, duke përfshirë si ndërtesa ashtu edhe punime inxhinierike.

Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të projekteve të reja, me 231 leje dhe një sipërfaqe prej 273.190 m². Në kategorinë e ndërtesave jorezidente — që përfshijnë hotele, njësi tregtare dhe objekte industriale — janë miratuar 58 leje, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 77.413 m².

Qarku i Tiranës vazhdon të kryesojë aktivitetet ndërtimore, me 93 leje ndërtimi dhe një sipërfaqe totale prej 252.026 m², duke mbajtur peshën kryesore të zhvillimit të sektorit.

Megjithatë, një rritje e dukshme e vlerës së projekteve është vërejtur edhe në qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër, të cilat kanë shënuar zgjerim të ndjeshëm të aktivitetit ndërtimor gjatë kësaj periudhe.

Sipas analizës së INSTAT, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit pasqyron kërkesën e lartë për pasuri të paluajtshme në vend.



Burimi Monitor.al