Rrjet i ri ujësjellësi në Vlorë, përmirësohet furnizimi dhe rritet cilësia

Rreth 17 milion euro është investimi në rrjetin e ri të Ujësjellësit Vlorë, një investim që pritet të përmirësojë ndjeshëm furnizimin dhe cilësinë e ujit në qytetin bregdetar. Bëhet fjalë për një ndërhyrje që do të shtrihet në të gjithë qytetin ndërsa punimet janë duke vijuar.

“Në këtë fazë kemi mbyllur DMA1 pothuajse përcaktime të ndarjes së rrjetit. Fillon faza e testitim dhe do fillojmë me 5 DMA të tjera të cilët kanë një afat deri në 2 muaj. Ky projekt sjell komplet rehabilitimin e zonave ku ka mangësi të ujit dhe ka mosfunksionim të linjave të cilat kanë shumë kohë që nuk kanë punuar”, tha Sokol Kananaj, kreu i drejtorisë rajonale UKT, Vlorë.

Sakaq nga 1 maji do të vijojnë kontrollet ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin përgjatë plazhit për vendosjen e impiantit për përpunimin e ujërave të zeza.

Për t’i dhënë përparësi sezonit turistik, deri në shtator punimet për shtrimin e rrjetit të ri do të përqendrohen në zonat  në brendësi të qytetit, për të rinisur në muajin shtator, Afati i punimeve është 22 muaj.