Ruajtja e vendit të punës është një sfidë në këtë kohë pandemie

Puna nganjëherë mund të duket rutinë mirëpo mbetet diçka esenciale për sigurimin e mirëqënies dhe plotësimin e nevojave ekonomike për individin dhe familjen. Ruajtja e vendit të punës paraqitet si sfidë në vete dhe si rrjedhojë kërkon angazhim dhe performancë maksimale gjatë orarit të punës, e cila mëpastaj manifestohet në rezultate konkrete. Të ruash vendin e punës nënkupton koncentrim të mjaftueshëm psikik dhe fizik në mënyrë që punët të përfundojnë në mënyrën më të mirë dhe punëdhënësi të mbetet i kënaqur me detyrat e realizuara nga ana e punëmarrësit.

Për të mbajtur vendin e punës dhe për t’u treguar i suksesshëm, punëtori duhet të japë maksimumin dhe të punojë drejt arritjes së qëllimeve sikur të ishte dita e fundit.Ndër parimet kryesore të një punëtori duhet të jetë respektimi i orarit.

Kur një kompani ka nevojë për dikë që ta ndryshojë ndërrimin e punës, të punojë gjatë fundjavës, të punojë jashtë orarit ose të marrë përsipër detyra të reja, punëmarrësit të shqyrtojnë mundësinë për t’iu paraqitur vullnetarisht nëse kjo i përshtatet orarit personal të një individi.Për të pasur sukses, të gjithë ne duhet të punojmë me zell dhe me zgjuarsi. Njerëzit të cilët janë të suksesshëm në jetën e biznesit, në punë ose në një profesion zakonisht kalojnë nëpër kohë të vështira para se të mund të korrin frytet e suksesit.punëtori duhet të jetë i zgjuar në caktimin e qëllimeve të tij/saj dhe të planifikojë si t’i arrijë ato qëllime.

Përveç kësaj, secili punëtor duhet të ketë shprehi të mira pune dhe të jetë 100 përqind i besueshëm. Nëse dështojnë në këtë drejtim, asgjë tjetër nuk ka më vlerë! Punëtori duhet të paraqitet në punë me kohë, të ofrojë punë cilësore dhe të komunikojë me kolegët e tij/saj”.

Mirësjellja është një tjetër tipar. Punëtorët që janë të sjellshëm, miqësorë, të butë dhe bashkëpunues me të tjerët vlerësohen shumë, pasi që puna në ekip është çelësi i suksesit të biznesit