Që prej ditës së djeshme, kompania ajrore Ryanair ka nisur fluturimet në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se kompania do të kryejë 200 fluturime në 17 destinacione.
Kjo linjë ajrore konfirmon rekord të rezervimeve të biletave për 17 destinacionet e reja nga Shqipëria. Këtë të mërkurë është firmosur kontrata mes kompanisë ajrore Ryanair dhe kompanisë shqiptare.
CEO i Ryanair tha pak ditë më parë se aviacioni do të ketë një rritje të jashtëzakonshme të trafikut dhe turizmit, me bileta që nisin nga 14.99 euro.