Sa do të kushtojë spitali i Fierit?

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade nga burimet e marra na bëjnë me dije se ndërtimi i spitalit të Fierit pritet të kushtojë 60-70 milionë euro.

Spitali pritet të jetë gati brenda tre muajsh, ndërsa për ndërtimin e tij do të angazhohen gati 1200 punëtorë. Detajet u dhanë gjatë vizitës në Fier nga kryeministri Rama dhe kompania turke.“Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës këtu minimumi për të realizuar këtë projekt sfidues. Puna do të jetë 24 orë në ditë, me tre turne. Patjetër që do të përdorim edhe forcën e punës shqiptare, ne presim që minimumi 20-30% e punonjësve të jenë shqiptarë. Dhe të gjitha produktet që ne do i gjejmë në Shqipëri të bëra këtu, do preferojmë t’i blejmë këtu, pjesa tjetër do vijë direkt nga Turqia”, tha përfaqësuesi i kompanisë turke.

GELDTrade.al