Rrjetet sociale kanë krijuar një mundësi shumë të bukur për sipërmarrësit: Nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë të shpërndash mesazhin tënd mes qindra, mijëra, apo madje edhe miliona njerëzish. Por nëse dëshiron të arrish deri te ata, do kushtojë shumë.
Ka të bëjë me ofertat dhe kërkesat, dhe platformat e rrjeteve sociale po kufizojnë ofertat. Reach-i organik, apo mundësia për të folur drejtëpërdrejtë me audiencën e cila zgjedh të ndjekë biznesin tënd, gati gati është zhdukur.
Në Facebook, për shembull, reach-i organik prek më pas se 5% të audiencës tënde mesatarisht. Facebook-u thjesht nuk ja tregon postet e tua njerëzve, po nuk pagove për këtë privilegj. Kjo është një prej arsyeve pse marketimi brenda rrjeteve sociale është bërë shumë i vështirë, pasi markat tejkalojnë njëri-tjetrin në një garë për vëmendjen e përdoruesve.
Papritmas, rrjetet sociale nuk janë një zgjedhje shumë e mirë. Nëse nuk ke një buxhet të madh, e gjitha kjo mund të të kufizojë rritjen dhe mudnësitë për të zgjeruar bazën e konsumatorëve.
Por kjo nuk do të thotë që nuk duhet t’i përdorni platformat digjitale në përgjithësi. Reklamimi online sjell shumë njohuri për një biznes. Me pak para, mund të testosh titujt, imazherinë, dhe t’ja ofrosh audiencave të ndryshme. Kjo është punë kërkimore shumë e vlefshme. Por, nëse e gjithë strategjia jote e tërheqjes së klientëve varet nga jo, atëherë ka shumë mundësi që do dështosh.
Por, ka një zgjidhje tjetër! Thjesht duhet të bësh një punë të larmishme. Në botën digjitale, ka shumë mënyra për të fituar konsumatorë: rrjetet sociale, motoret kërkimore, PR, marketingu me influencer, etj.
Fillo duke identifikar disa kanale ku dëshiron të fokusosh shumicën e përpjekjeve tua. (Idealisht, të paktën disa prej këtyre kanaleve nuk do kërkojnë shumë para.) Në këtë mënyrë, mund të testosh se çfarë funksionon e çfarë jo, pa hedhur gjithë shpresat dhe mundin në një praktikë të vetme e cila më vonë mund të rezultoj me pak apo aspak ndikim.
Më vonë, mund të përdorësh këto njohuri të fituara dhe të krijosh një metodë specifike që vlen për biznesin tënd.