Samiti i BE në Tiranë, sa do të jetë kostoja e organizimit

Organizimi i samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, përveç se i bën krenar shqiptarët pasi është hera e parë që në vendin tonë zhvillohet një samit i përmasave të tilla, do i kushtojë shqiptarëve 50 mln lekë nga buxheti i shtetit.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se efekti financiar për menaxhimin e samitit, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.