Kuzhinat moderne sot janë zemra e shtëpisë. Ato bashkojnë dizajnin elegant me teknologjinë inteligjente, duke u përshtatur në mënyrë perfekte me dekorin e banesës tuaj. Megjithatë, një kuzhinë vërtet inteligjente nuk matet vetëm nga pamja e saj e rafinuar, por nga sa ju lehtëson jetën.
Për Blerinën, një profesioniste që adhuron të mbledhë miqtë për darkë në fundjavë, gatimi shpesh kthehej në një stres logjistik. Të piqte një peshk delikat në temperaturë të ulët dhe njëkohësisht një kek me çokollatë në temperaturë të lartë ishte e pamundur. Ose duhej të priste me orë të tëra, ose ushqimet do të merrnin aromat e njëri-tjetrit. Gjithçka ndryshoi kur ajo integuroi në kuzhinën e saj furrën e re Samsung, duke zbuluar se gatimi i përditshëm mund të jetë po aq fleksibël sa edhe imagjinata e saj.
Dy pjata, zero përzierje aromash
Sekreti i parë që Blerina zbuloi ishte fleksibiliteti absolut i teknologjisë Dual Cook Flex. Kjo furrë gjeniale i lejon asaj të përgatisë një pjatë të madhe duke përdorur të gjithë hapësirën, ose ta ndajë furrën në dy zona të pavarura: të sipërme dhe të poshtme.
Dera inteligjente e furrës mund të hapet vetëm në gjysmën e sipërme, duke ruajtur nxehtësinë poshtë. Tani, Blerina mund të pjekë peshkun në njërën anë dhe kekun në tjetrën, secila me temperaturën dhe mënyrën e vet të gatimit. Zonat e ndara parandalojnë plotësisht përzierjen e aromave dhe shijeve, duke garantuar që çdo pjatë të dalë perfekte, në të njëjtën kohë.
Gatime në perfeksion
Për rezultate edhe më të avancuara, Blerina mbështetet te magjia e Dual Cook Steam. Ndërkohë që në zonën e poshtme po pjek një role mishi që kërkon nxehtësi të thatë, në zonën e sipërme ajo shton avull për të pjekur perime që mbeten të lëngshme dhe plot vlera ushqyese. Dhe kur fëmijët kërkojnë patate të skuqura, ajo përdor funksionin Air Fry për një përfundim të lehtë, krokant dhe pa vaj të tepërt. Është efikasitet maksimal që sjell të njëjtën kënaqësi në çdo vakt.

Kursim i zgjuar i kohës dhe energjisë
Gjatë javës, kur koha është e kufizuar dhe vakti është më i vogël, të ndezësh një furrë të madhe duket si shpërdorim. Këtu Samsung ofron zgjidhjen më praktike për një qasje të qëndrueshme. Blerina përdor vetëm zonën e sipërme të furrës për të ngrohur ose pjekur darkën e shpejtë. Duke përdorur vetëm gjysmën e hapësirës, koha e përgatitjes shkurtohet me deri në 22%, ndërsa konsumi i energjisë ulet me rreth 20% krahasuar me ngrohjen e të gjithë furrës. Është teknologjia që kujdeset për portofolin dhe mjedisin njëkohësisht.
Kuzhina e kontrolluar nga salloni
Teknologjia sot sjell fleksibilitet maksimal dhe Blerina e shijon këtë proces pa u stresuar mbi sobë. Falë aplikacionit SmartThings, ajo mund të lidhë dhe kontrollojë furrën e saj inteligjente direkt nga telefoni. Ajo ulet rehat në dhomën e ndenjes, shikon serialin e saj të preferuar, dhe ndërkohë ndjek progresin e pjekjes, kontrollon kohën e mbetur ose rregullon temperaturat nga distanca, pa pasur nevojë të shkojë në kuzhinë asnjë minutë më herët se ç’duhet.
Performanca fillon nga instalimi
Sigurisht, një pajisje kaq e avancuar kërkon edhe një instalim të zgjuar. Që gjithçka të funksionojë pa probleme, Blerina u sigurua të linte pak hapësirë midis pajisjeve të integruara të Samsung në kuzhinën e saj. Ky distancim i thjeshtë mundëson një qarkullim më të mirë të ajrit, duke kontribuar në jetëgjatësinë e pajisjes dhe duke siguruar që të gjitha funksionet të punojnë në mënyrë optimale.
Kuzhinat moderne janë krijuar për të mbështetur stilin e jetesës bashkëkohore. Sepse gatimi inteligjent nuk fillon vetëm me recetat më të mira; ai fillon me një furrë që punon më shumë, ndërkohë që konsumon më pak.










