Samsung po punon në një “model special” të Galaxy Z Fold5

Samsung lansoi telefonin Galaxy Z Fold5 rreth një muaj më parë në shumë ngjyra.

Tani, raportohet se konglomerati korean do të lansojë një model special të Fold5, që do të quhet “Galaxy Z Fold5 Thom Browne Edition”.

Burimet thonë se Samsung po planifikon të lansojë shtatë pajisje të tjera, duke përfshirë modelet si Galaxy S23 FE, Galaxy Tab S9 FE dhe FE+, Galaxy Tab A9 dhe A9+, Galaxy SmartTag 2 dhe Galaxy Buds3.

Mbetet për t’u parë nëse gjiganti teknologjik do të prezantojë këto pajisje veçmas apo do t’i prezantojë ato në një event tjetër të Galaxy Unpacked.