Samsung ka prezantuar mjetin e saj gjenerues me Inteligjencë Artificiale që quhet Samsung Gauss.
Gauss do të integrohet në celularin e ardhshëm Galaxy S24, që pritet të lansohet në fillim të vitit 2024.
Samsung e prezantoi sistemin Gauss gjatë forumit të vet për Inteligjencë Artificiale këtë javë, duke zbuluar se si modeli me AI mund të gjenerojë dhe modifikojë imazhe, të përgatisë e-maila të përmbledh dokumente dhe madje të veprojë si një asistent kodimi.
Shumë gjigantë teknologjikë kanë punuar në mjete me AI që kur u lansua chatboti ChatGPT rreth një vit më parë dhe fitoi popullaritet të madh në mesin e përdoruesve.