Sejko: Inteligjenca financiare ka ndikuar në tregjet e punës

Zhvillimi i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale janë kthyer në një risk të vërtetë për zhvillimin ekonomik.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko  tha se inteligjenca financiare ka ndikuar në tregjet e punës dhe në kostot e ndërmarrjeve.

Kreu i bankës qendore vuri theksin në nevojën për thellim të   studimeve për efektet nga  digjitalizimi i financës dhe parasë të cilat po transformojnë rrënjësisht panoramën ekonomike e financiare

Bankat e qendrore  dhe ajo e Shqipërisë kanë  marrë një sërë masash duke synuar stabilitet  të çmimeve për t’u përafruar me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë drejtim janë rritur nomat bazë të interesit të cilat ndikojnë direkt në shtrenjtim të kredidhënies.