Sekretari Antony Blinken: Ka një kërcënim serioz sigurie nga Rusia. E kemi marrë shumë seriozisht, por…!

Antony Blinken është pyetur sot gjatë konferencës me gazetarët në Tiranë, nëse ka një kërcënim nga Rusia.

Ai tha se shumë shpjet do të flasin për këtë, duke shtuar se fokusi i Presidentit Biden, është siguria e SHBA dhe popullit të saj.

Gazetarja: Kanë dalë informacione për një kërcënim serioz sigurie nga Rusia, ndërsa po kërkohet një përgjigje nga SHBA. Si e konsideroni urgjencën e këtij kërcënimi, dhe cila është përditshmëria që SHBA ka për ta përballur?

Blinken: Nuk është aftësi aktive, por diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim dhe jemi diskutuar dhe me partnerët. Por fokusi i presidentit është siguria e SHBA dhe popullit, dhe ndërsa i qasemi kësaj, kjo është e para.