Shëndriti imiton Artanin, momenti bëhet viral në rrjet


Gati një muaj nga nisja e rrugëtimit në “Big Brother VIP Albania”, Shëndrit Lumi po dëshmon se është një lojtar me shumë dimensione. Ai nuk është më thjesht personazhi i përfshirë në dinamika të ashpra apo analiza të ftohta brenda shtëpisë, por kohët e fundit ka zbuluar një anë krejtësisht tjetër, atë të humorit.

Së fundmi, ai po prodhon pafund momente “funny” të cilat po kthehen pa diskutim në virale absolute në TikTok. Rasti më i freskët ishte imitimi i gjetur që i bëri Artanit, i cili shkaktoi të qeshura pa fund mes Selit, Gimbos dhe Brikenës. Megjithatë, kjo anë komike nuk e zbeh aspak peshën e tij si konkurrent.

Aftësia e Shëndritit për të kaluar nga situatat serioze e të tensionuara tek argëtimi i pastër, tregon një strategji të zgjuar ekuilibri. Ai po e përdor ironinë si një armë shtesë në rrugëtimin e tij, duke u konfirmuar si një nga protagonistët më të paparashikueshëm të këtij edicioni. /Prive By Liberta Spahiu

@topchanneltvalbania

Shëndriti imiton banorët, të qeshura mes Selin, Gimbos dhe Brikenës

♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip





Burimi Privebruto.com