Shërbimi i targave të personalizuara nis brenda shkurtit, kostoja 150-200 mijë lekë të reja

Brenda muajit Shkurt drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor do të nisë një shërbim risi, atë të targave të personalizuara. Drejtori Blendi Gonxhja thotë për News 24 se qytetarëve që dëshirojnë një targë të tillë do t’iu mundësohen kombinime me 5 deri në 7 karaktere gërma dhe numra, dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve. Targa të tilla do të konfirmohen së pari nga një komision.

“Në rastin e targës së personalizuar nuk do të këtë më pak se numra nga karakteret dhe pjesa tjetër do të jetë gërma dhe pastaj mund të shkoni edhe në 2-4, 2-5 për të bërë totalin e 7 karaktereve ose mund të shtohet numri i numrave në raport me gërmat, por nuk mund të zvogëlohet në më pak se 2. Kjo është një targë e bërë me 5 karaktere ku janë dy numra përshembull emrin tuaj dhe dy numra nga ndryshimi që ka targa standarte”, u shpreh Blendi Gonxhja.