“Sherlock Irish Pub” – një destinacion argëtues e çlodhës në Pogradec

“Sherlock Irish Pub” ofron qetësinë dhe peisazhin fantastik të cilët e bëjnë më të veçantë qëndrimin në qytetin e Pogradecit. Stili i arredimit me ngjyrën jeshile tourquese nga jashtë, me konture të zeza mat dhe ndriçimin e verdhë me abazhure të stilit të kishave katolike në formë katrore merr  bazat nga stili klasik i pubeve angleze. Ky lokal konsiderohet me plot gojë një risi për qytetin e Pogradecit por jo vetëm.

Krahas vlerave të vetë ndërtesës, edhe organizimi çdo fundjavë krijon një atmosferë ndryshe që i kishte munguar qytetit. Me netët live, të ftuar të ndryshëm dhe me këngë të stilit Rock, atmosfera bëhet më e këndshme për të gjithë banorët dhe vizitorët. Krahas këtij organizimi, ajo çka mund të gjejmë gjatë qëndrimit për disa orë të këndshme në lokal, janë edhe pijet e ndryshme, të cilat preferohen së tepërmi nga qytetarët dhe turistët që çdo ditë e më shumë vizitojnë Pogradecin dhe në veçanti Sherlock Irish Pub.

E këtë e tregojmë më së miri, pasi ka një gamë prej rreth 45 lloje birrash që mund t’i provojnë të gjithë qytetarët, krahas pijeve të ndryshme si llojet e verave shumëvjeçare dhe kokteilet. Sherlock Irish Pub ka një vendndodhje mjaft favorizuese dhe lehtësisht të dallueshme edhe për ata që vizitojnë qytetin për herë të parë. Panorama që ofrohet gjatë qëndrimit atje është fantastike, me pamjen drejt liqenit dhe me gjelbërimin përreth.