Shifra zyrtare në zgjedhjet vendore, Celibashi: Pjesëmarrja e qytetarëve në votim 38.22%

Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se shifra zyrtare e pjesëmarrjes në zgjedhje është 38.22%. Sipas komisionerit kanë votuar 1,395,360 zgjedhës nga 3,650,658 në total në 5213 Qendra Votimi.

Celibashi: Nga 5213 qv morën pjesë 1 395360 zgjedhës nga numri në total 3650658. 38.22%  është shifra zyrtare, kjo mund të konsiderohet shifra zyrtare e pjesëmarrjes në zgjedhje. Pak a shumë është i njëjti numër votash edhe për këshillin.

Në lidhje me pyetjen nëse janë dekurajuar qytetarët për nisjen me vonesë të votimit në disa qendra ku nuk funksionoi pajisja e identifikimit, përfshirë edhe QV, ku do të votonte vetë Celibashi, ai u shpreh se vetëm në 5% të qendrave ka ndodhur ky problem.

CelibashiUnë mendoj që jo, në mënyrë absolute, janë 5% e qendrave që të ketë impaktuar në pjesëmarrje, të tjerë janë në pozitën për të bërë analiza më lirshëm se unë.

Celibashi iu përgjigj edhe komentit të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti nisjen e procesit të votimit një “dështim spektakolar të KQZ-së për të nisur procesin në kohë”. Ai tha se gjithsecili mund të bëjë interpretimin e vet për situatën e ndodhur.

Celibashi: Jemi në proces të gjithë mbledhjes së informacionit, gjithsecili mund të bëjë interpretimin e vet mbi faktin që flasim vetëm për 10 % të qendrave të votimit që kemi informacion që nuk ka funksionuar pajisja, edhe 10% e këtyre qendrave është se nuk kanë transmetuear informacion, ka mundësi që edhe në një pjesë të madhe mund të ketë funksionuar të gjitha apo kanë funksionuar pjesërisht, në momentin që do t’i kemi do të kuptojmë që është bërë procesi nëpërmjet tyre apo jo. Do doja ta riktheksoja që jemi duke diskutuar për këto numra dhe shifra që gjithsecili prej nesh bën vlerësimin e vet. Kryesisht kanë qenë në Tranë, visibiliteti ka qenë edhe më i madh. 7 midis 7:30, 5% ka nisur pas orës 8, 5% të tjera 5% ka nisur pas orës 8 deri në 9:30, këto janë fakte, asesi e them me bindje që impakti i kësaj vonese ka qenë negative në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, edhe pse e kanë pasur në agjendën e  tyre të shkojnë të votojnë herët, ata që në një farë mënyre a një tjetër, ne i prezantojmë gjithë ndjesën tonë.

Në lidhje me videon, ku disa persona hidhnin pajisjet e identifikimit në kamion, ai tha se ky veprim është i dënueshëm.

Celibashi: Jam ndjerë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje dhe i kam parë para se të dilnin në rrjete sociale dikush i dërgoi në telefonin tim, ata janë punëtorë për të kryer shërbime të caktuara të ngarkim shkarkim, dhe edhe nëse dikush mund të ketë interes t’i ndjekë kur i shikon ato pamje shumë irrituese, është e tepërt të them që KQZ në çdo aspekt që s’ka shkuar mirë do të ketë qëndrimet E  veta, nuk është aspak cinizëm, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për të përgatitur këto zgjedhje, unë pranoj që gjithkush ka të drejtën të, është i dënueshëm, edhe në pikëpamje administrative.