Pas 5 kompanive publike të energjisë, 4 kompani private janë anëtarësuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke e çuar në 9 numrin e subjekte të listuara, që mund të kryejnë transaksione të shit –blerjes.
3 prej kompanive, që janë bërë pjesë e bursës janë të licencnuara nga Enti Rregullator i Energjisë në aktivitetin e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike, ndërkohë që njëra prej tyre vetëm në tregtimin e saj. Listimi i tyre është një hap përpara në zhvillimin e tregut të organizuar të energjisë, si dhe i shumë kërkuar nga ekspertët dhe sektretariati i Komuniteti të Energjisë.
Kjo, me qëllim sigurimin e çmimeve transparente në transaksionet që kryhen, si dhe tërheqjen e investorëve. Ndërkaq, një ditë më parë, ERE nisi procedurat për Komitetin e Bursës Shqiptare të Energjisë, që përcakton anëtarët e këtij organizmi, brenda ALPEX.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike zhvilloi ankandin e parë në datën 11 prill, por gjithsesi pjesa më e madhe e transaksioneve të shit – blerjes së energjisë bëhen jashtë saj.