Shokon Monica Bellucci: Nuk jam e fiksuar mbas dietave strikte

Diva e kinematografisë italiane, Monica Bellucci është fotografuar në numrin e ri të revistës gjermane “Madame”, e veshur me bluzë transparente dhe pa reccipeta, duke dëshmuar se ajo mbetet një seks simbol pavarësisht moshës. 58-vjeçarja shpjegoi se çfarë do të thotë feminizëm për të, duke u shprehur:

“Feminizëm për mua është të jem rehat me feminilitetin tim”, ka thënë ajo. Teksa ka folur për peshën dhe trupin e saj, ikona e bukurisë ka thënë:

“Unë nuk jam e fiksuar pas peshës sime. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma të lakuara, kurrë e hollë, kjo është natyra ime. Edhe dua të plakem në paqe. Kur të jesh 50 ose 60 vjeç ju nuk keni të njëjtat nevoja si kur jeni 20 vjeç. Ndryshimi i madh vjen kur keni fëmijë. Ju ndaloni së qeni qendra dhe dilni e dyta. Kjo na jep një tjetër perspektivë.”, është shprehur Monica Bellucci.

Ndër të tjera ajo theksoi se nuk dëshiron të mbajë dieta strikte dhe sfilitëse dhe as të “shkrihet” në palestër  për të theksuar imazhin e saj trupor.

Ajo ka përmendur se bën pilates për të qendruar në formë dhe kur ndjen se ka tejkaluar kufijtë e saj, kujdeset për disa ditë dietë. “Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je i ri, ke bukurinë e rinisë, bukurinë e një momenti biologjik në jetën tënde. Por jeta vazhdon”, shtoi ajo.