Kreu i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj ka paralajmëruar rritje të çmimit të kafesë, për shkak të kostove të larta me të cilat po përballet biznesni.
I ftuar në A2 CNN, Jahaj tha se pagat e punonjësve në këtë sector janë rritur, e për pasojë ka kosto edhe më të larta.
“Te bari i lagjes kafja është rritur, por do të rritet sërish. Në 10 veta të pyetur 9 duan të hapin një bar/restorant. Ne nuk kemi qendra kulturore. Ne i kemi lënë teatrot, kinematë. Zyrat zhvillohen sot në bar/kafe. Njerëzit po i mbyllin punët e tyre në lokal. Ai është një klient që të zë një tavolinë në mënyrë virtuale, nuk të bën xhiro. Ai do përkujdesje, madje ka edhe ankesa. Ky nuk është një klient potencial”, tha Jahaj.
I pyetur se si paraqitet situata aktuale, Jahaj tha se vihet re një rënie e fuqisë blerjes, ku rolin kryesor e ka luajtur kostoja.
“Ka një tkurrje të fuqisë blerëse. Së pari, ka ndikuar rritja e kostove. Po na ndihmon mbajtja e ulët e euros. Por në momentin që eruo do të shkojë në standardin e vetë. Ne nuk operojmë më me paga minimale.
Kam dëgjuar për paga shumë të mira në qytete si Berati apo Korça. Në këtë drejtim, të gjitha kostot te ne janë rritur, por ne po vazhdojmë me të njëjtat çmime”, shtoi Jahaj.