Shpallet tenderi për 27 shkollat profesionale

Agjentët e konstrusionit të GELDTrade bëjnë me dije se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur një tender me fond 35.7 milionë lekë, në kuadër të investimeve për shkollat profesionale. Projekti i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik flet për banka, mobilim dhe pajisje për shkollat e aftësimit profesional.

Sipas detajeve të tenderit, mobiliet do të shkojnë për 27 shkolla të arsimit profesional, në të gjitha qarqet e Shqipërisë, kryesisht për qarkun e Tiranës.

Tenderi i shpallur në APP do të qëndrojë I hapur deri më 8 mars dhe ka një afat kohor 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

GELDTrade.al