Shpallet tenderi për rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës në Rrogozhinë

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade na informojnë se Bashkia Rrogozhinë ka shpallur një tender për rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës së qytetit. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 38.9 milionë lekë.

Sipas dokumentacionit të tenderit, punimet do të përmbyllen brenda një afati kohor 6 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Projekti përfshin foto (render) të mënyrës se si pallati i Kulturës së Rrogozhinës pritet të duket pas investimit të bërë.

GELDTrade.al